“Drejtësia vonon, por nuk harron”, Balla: Berisha duhet të ishte para autoriteteve ligjzbatuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për vjedhjen e energjisë elektrike nga Foltorja e Kuvendit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke iu përgjigjur ish-kryeministrit tha se Berisha duhet të ishte para drejtësisë, për çështje që lidhen edhe me energjinë elektrike.

Balla përmendi termocentralin e Vlorës dhe tha se nuk e dinë ende sa ka qenë fatura e atij termocentrali që nuk u vu kurrë në punë.

Balla: Është shpërdorim detyre që të shpenzosh para publike për një termocentar dhe termocentrali mos vihet kurrë në punë…

Ndërhyn Edmond Spaho

Balla: Gjëja më e mirë që di të bësh ti Mondi është t’ia fusësh kot. Unë po them që u investua në trermocentral dhe nuk  është vënë në punë. Se kush e ka bërë të mbajë përgjegjësi. Privatizimin e kompanisë shtetërore OSSH e bëtë ju. E mbajtët dy vite të privatizuar dhe para se të iknit nga qeveria anuluat privatizimin. Edhe rafinerinë e Ballshit dhe sot e kësaj dite nuk ka njeri në Shqipëri të thotë se sa para hyjnë nga ai privatizim. Drejtësia vonon, por nuk harron./Albeu.com.


Shtuar 23.03.2023 14:50