Drejt Shqipërisë, kështu duken 5 skafet e policisë kufitare të ndërtuara në Izmir (FOTO LAJM)

Kompania turke “Gözüyılmaz Mühendislik”  ka përfunduar ndërtimin e pesë skafeve patrullues për policinë kufitare, të cilët janë nisur për në vendin tonë.

Mediat turke raportojnë se pesë skafet, njëri 15 metra i gjatë dhe katë të tjerë nga 11 metra janë “hedhur në det” në ujërat e Izmirit gjatë ditëve të fundit dhe janë nisur në drejtim të Shjqipërisë gjatë ditës së djeshme.

Tenderi për ndërtimin e këtyre skafeve u zhvillua më shumë se një vit më parë, në të cilën morën pjesë edhe kompani të tjera nga Holanda dhe gjetkë, por turqit përmbushën kushtet duke bërë që të shpalleshin fitues.

Mediat turke raportojnë se kushti kryesor i shqiptarëve ishte që skafet të ishin të njëjta me ato që përdor policia kufitare turke në Marmara dhe Egje.


Shtuar 11.04.2022 14:07