Drejt Kryeministrisë! Nis protesta kundër rritjes së çmimeve në vend

Ka nisur para pak minutave dita e shtatë e protestave kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.

Qytetarët janë grumbulluar te Sheshi Skënderbej në orën 15:00 dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë.

Protestat nisën pas rritjes drastike me rreth 90 lekë të reja të çmimit të naftës, brenda harkut kohor të një jave.

Ato morën një shtrirje në të gjithë Shqipërinë dhe u arrit që çmimi i naftës të binte nga 270 lekë të reja që arriti në kulmin e rritjes, në 211 lekë të reja që është sot./albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 17:33