Drafti i PD për Presidentin, Balla: Është i vlefshëm vetëm në këtë rast

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat dhe është ndalur te drafti i propozuat nga PD për zgjedhjen e Presidentit.

Balla u shpreh se propozimi që vjen nga PD është shumë i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit.

“Ilir Meta ishte shembulli më i keq që mund të kishte Shqipëria. Propozimi i tyre është një propozim maksimalist, një propozim që i heq shumicës të drejtën të propozojë. Megjithatë e përshëndes që ka një propozim. Ka një gatishmëri të grupit parlamentar të PD për t’u ulur. Jemi të gatshëm që të ulkemi që nesër për të diskutuar propozimet tona dhe propozimet e tyre. Kjo do të ishte zgjidhja e tyre. Me të përfunduar konferenca e kryetarëve nesër, të ulemi dhe të diskutojmë. Më duket pa vend që të vish në një tryeze dhe t’i thuash tjetrit ti nuk ke të drejtë të propozosh. Ne kemi qenë shumë të hapur dhe jemi shprehur që pjesë  e propozimeve të jetë çdo qytetar shqiptar. Nesër në orën 12:30 është njoftuar për konferencën e zyrtarëve, nesër fillon zyrtarisht procesi deri në raundin e pestë. Dua të kemi një president të gjithë shqiptarëve jo president të PS. Nëse do e donim këtë, i kemi numrat dhe do ta zgjidhnim. Propozimi që vjen nga PD është shumë i vlefshëm në rastin e zgjedhjes së avokatit të popullit, në rastin e zgjedhjes së avokatit e ka të drejtën të zgjedhë vetëm opozita”, tha Balla./albeu.com