Argita Malltezi e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në dosjen Partizani prokurorët kanë falsifikuar dokumente.
Malltezi: Së pari jo vetëm Rama në asamblenë e PS-së, në prill dhe në maj të 2022 por më herët dhe më vonë Juri Kim dhe Escobar kanë bërë thirrje për të njëjtën gjë, ndërkohë që kanë premtuar që do sillnin provat.
Qartazi provat nuk i kanë sjellë se prova nuk kanë.
Ky hetim nisi me kallëzim të rremë të Taulant Ballës.
Kjo çështje nuk ka një fakt penal. Është një çështje që është montuar duke falsifikuar dokumente.
Në momentin që prokurori falsifikon dokumente bëhet e pabesueshme për tjetrin.
Se ky është krim i rëndë, falsifikimi i një dokumenti zyrtar. Të falsifikosh një dokument tjetër për ta future në akuzë ky është dyfish krim.
Padisktuim prokurorët kanë falsifikuar dokumenta. Aludojnë se kam blerë shtëpi në Gjermani, por nuk është e vërtetë.
Gjithë jetën, Jamarbëri dhe unë nuk kemi bërë biznes por kemi blerë apartamente dhe i kemi dhënë me qera dhe nga këto i kemi nxjerrë të ardhura. Nuk kam blerë shtëpi në Gjermani.
Burimi i parave ka qenë krejtesisht të deklaruara, i kam çuar me bankë. Të gjitha këto janë blerje që ka bërë Jamarbëri me të ardhurat e tij.
Vite më parë I kam bërë një shkresë ILDKP kur nuk kishte lindur ky problem ku e pyesja nëse isha e detyruar të deklaroja pasurinë e bashkëshortit dhe përgjigja ishte jo dhe keni deklaruar në rregull deri tani.
Unë kam deklaruar rregullisht burimin e të ardhurave të mia.
E bën politike manipulimi dhe falsifikimi.
Hetimi është i plotë dhe kjo duket nga aktet që kanë bërë. Kanë çuar letra për pasuritë e fëmijëve të mi që në ‘94 ndërkohë vajzën e madhe e kam të ditëlindjes ’96. Kanë çuar letra kudo ku kanë mundur.