Dosja “Gërdeci”/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK, nuk rinisin hetimet për Fatmir Mediun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesëne SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

GJKKO vendosi:

– Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga Prokuroria, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Kujtojmë se, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkojnë pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, ndërsa GJKKO e rrëzoi atë./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 11:50