Dosja e Veliajt në Strasburg, avokati Ben Brandon: Masa e ndalimit të tij është e panevojshme, duhet të lirohet menjëherë

Avokati ndërkombëtar i Erion Veliajt, Ben Brandon, deklaroi se çështja e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, po shoqërohet me vonesa të pajustifikuara, duke theksuar se standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkojnë shqyrtim të shpejtë të rasteve që lidhen me heqjen e lirisë.

Në një deklaratë për mediat, Brandon tha se ekziston një vonesë prej 16 muajsh, të cilën ai e cilësoi si të pashpjeguar.

Të lidhura

None found

Ai tha se, sipas jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, shtetet anëtare, përfshirë Shqipërinë, kanë detyrimin që çështjet që prekin lirinë e individit t’i trajtojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kemi një vonesë prej 16 muajsh dhe një vonesë te pashpjeguar. Gjykata e Strasburgut e ka bërë të qartë që kur behët fjalë për lirinë e personit, vendet anëtarë, Shqipëria në këtë rast duhet ta trajtojë çështjen e heqjes së ndalimit të personit sa më shpejt të jetë e mundur.

Siç e përmenda edhe më herët kjo është një çështje që ka interes publik. Përveçse ndalimi ndikon te familja e tij, ndalimi ka edhe impakt të qytetarët e Tiranës që e kanë zgjedhur atë për të drejtuar qytetin.

Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit. Ky është një standard që është vendosur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Ne si përfaqësues ligjor ndërkombëtarë të tij mbështesim deklaratat e avokatëve shqiptarë gjatë procesit dhe mendojmë se ndalimi i tij si masë sigurimi është i panevojshme, ai duhet të lirohet menjëherë dhe të ushtrojë mandatin për të cilin është zgjedhur”, tha avokati ndërkombëtar.


Shtuar 30.07.2026 10:46

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet