Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK-ut.
Burime bëjnë me dije se Vasili është thirrur në SPAK për çështjen e lobimit të LSI-së (sot PL) në SHBA.
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje më herët dhe ish-deputetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari në lidhje me lobimin në Amerikë të subjektit politik që ai përfaqëson.
Në materialin kallëzues thuhej se Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2016, me shoqërinë GSIS, kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takime në SHBA.
Nga ana tjetër, LSI-ja gjatë gjithë vitit 2016, ka deklaruar 11 720 552 lekë shpenzime për këshillim.
/Albeu.com/