Dosja “5D”/ Belind Këlliçi: Ejani përpara bashkisë më 7 maj, të largojmë hajdutin e pashembullt

Koordinatori politik i Partisë Demokratike  në Tiranë, Belind Këlliçi, u ka bërë thirrje qytetarëve se më datë 7 Prill, ora 11:00, do të protestohet sërish përpara bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e ka cilësuar si “hajdutin e pashembullt”.

“Do jemi sërish për të protestuar kundër vjedhjes së 132 milionë eurove nga pronari faktik i inceneratorit Tiranë dhe deri në arrestimin e plotë të bandës së hajdutëve “5D”, e cila në krye ka Erion Veliajn”,– shkruan Këlliçi.

Janë një sërë drejtorësh të tjerë në bashki që presin të strehohen tek shokët e tyre të “5D”, si Herion Rrapaj, Ermal Kapllanaj, etj.

Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në botë, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik, i një sipërmarrje korruptive nga 2 zv. Kryeministra të qeverisë dhe drejtësia ende e lejon të qëndrojë në zyrë ketë bandit ordiner! Sërish të martën tjetër do shihemi përpara bashkisë, më datë 7 Maj, ora 11:00, deri në largimin e këtij hajduti të pashembullt! O sot, o kurrë!”, ka bërë thirrje ai.


Shtuar 1.05.2024 13:16