Borusia Dortmud, mundi sot Leipzi në finalen e Kupës.
Pritej një duel shumë i luftuar, por Borusia vendosi gjithçka në rrjedhën që dëshironte që në pjesën e parë të takimit. Minuta e pestë solli golin e parë të shënuar nga Sanço, ndërsa në të 28-ën, ishte Haland i cili shënoi golin e dytë.
Përsëri Sanço, me një pasim të Rojs të kthyer në formën më të mirë, ishte ai që shënoi goli e tretë, duke mbyllur në mënyrë perfekte pjesën e parë.
Lajpcigu reagoi dhe shkurtoi diferencën me Olmo, por në fund i pangopuri Haland shënoi edhe golin e 4-1, duke siguruar trofeun e tij të parë me Borusian, që fitoi për herë të pestë në historinë e Kupën e Gjermanisë.
Ndërkohë, ky mund të jetë trofeu i parë dhe i fundit për Haaland i cili kërkohet nga klubet e mëdha sidomos nga Reali.