Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, ndërsa sot Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, duke njoftuar vakancën, ka kërkuar nga KQZ që të plotësojë vakancën.
Në këto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ditën e premte, në orën 13:00 do të zhvillohet mbledhja për të shqyrtuar projektvendimin për plotësimin e kësaj vakance të krijuar në Kuvendin e Shqipërisë.
Emri që pritet të zëvendësojë Çyrbjan në Grupin Parlamentar socialist është Erjon Meka, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës. Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit një ditë pasi u thirr nga SPAK për një kallëzim që kishte bërë në Prokurorinë Speciale, Partia Demokratike, lidhur me kohën kur ish-deputeti socialist drejtonte Kadastrën e qytetit bregdetar.