Drejtori i Komunikimit të zyrës së kryeministrit, Endri Fuga ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Ai njofton se postin ia ka deleguar Manjola Hasës. Arsyeja e dorëheqjes së papritur së Fugës nga ky post mbetet mister.
“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushaten zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falenderoj për bashkëpunimin”, njofton Fuga.
Më 18 shtator 2021, Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u njoftua vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.
/albeu.com/