Këtë të enjte, Bashkia e Tiranës, ka zyrtarizuar emërimin e katër nënkryetarëve të rinj, pas dorëheqjes së Frida Pashakos, Keti Luarasit, Andi Seferit dhe Jonida Halilit.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të një rifreskimi të drejtimit vendor, të kërkuar nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje me drejtuesit e Qarkut Tiranë.
Të emëruarit e rinj janë:
Ilir Mëngra, nënkryetar për punët publike,
Vasilika Vjero, nënkryetare për financat dhe zhvillimin ekonomik,
Blendi Sulaj, nënkryetar për territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural,
Gentian Keri, nënkryetar për administratën e Bashkisë.
Emërimet janë bërë nëpërmjet një procesi seleksionimi, ku kriteri kryesor ka qenë vlerësimi mbi bazë të meritokracisë, me synimin për të rritur efektivitetin në qeverisjen vendore.
Ndryshimet nuk prekin kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, e cila do të vijojë të ushtrojë funksionet e saj dhe të delegojë firmën e Erion Veliajt, i cili ndodhet në arrest që prej datës 10 shkurt 2025, pas urdhrit të lëshuar nga SPAK.
Ky rikonfigurim i drejtimit bashkiak, konsiderohet si pjesë e një reformimi të thelluar në administratën vendore të kryeqytetit.