“Dorëheqja nuk është fundi i botës”, nuk fitoi mandat, Dashamir Shehi: Duhet t’u hapim rrugën të rinjve

Dash Shehi dha dorëheqjen pasi mori vetëm 546 vota në zgjedhjet e 11 Majit ku garoi në të koalicionin “Djathtas për Zhvillim”.

Lajmin e dha përmes një konference, ndërsa sot në një intervistë u shpreh se dorëheqja e tij nuk është fundi i botës dhe se me këtë veprim dha një shembull demokracie pasi është koha për t’iu hapur rrugën të rinjve. Sipas Shehit, njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik dhe jo programet.

“Isha kryetar i koalicionit me Djathtas 1912 dhe dhashë dorëheqjen. Edhe shoqëria ka ndryshuar shumë. Pse dhashë dorëheqjen nuk është fundi i botës. Dhashë një shembull demokracie. Në politikë kanë hyrë dhe faktorë të rinj. Duhet t’ju hapim rrugë të rinjve.

LZHK ka një emër dhe besoj do qëndrojë si emër. PS fitoi, se nuk kishte alternativë. Edhe PS ka rënë në vota, por se PD ka humbur shumë më tepër vota. Edhe programet nuk votohen, njerëzit pyesin nëse atë që votojnë a e sjell në pushtet. Njerëzit votojnë vetëm lidershipin politik, jo programet.

Negociova dhe me parti të tjera të vogla për koalicion, por nuk ia dola. Ne betejën e humbëm pa hyrë në zgjedhje. Unë kam qenë dy herë jashtë parlamentit dhe mund ta bëjë politikën dhe jashtë parlamentit”, – tha Shehi.


Shtuar 22.05.2025 19:55

Tags: ,