“Dorëheqja e rojes”, Meta zbulon anën pozitive të protestës së PD

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dënuar dhunën që ndodhi në selinë e Partisë Demokratike në protestë e 8 janarit të thirrur nga Berisha.

Meta është shprehur se mes gjithë asaj shfaqjeje të pahijshme, ka pasur edhe diçka pozitive, që sipas tij është dorëheqja e rojes së PD-së.

“Zhvillimet e 8 janarit sollen edhe ndonje shembull pozitiv qe ben thirrje per reflektim si doreheqja e rojes se selise se PD per te mos qene deshmitar i dhunes. Uroj qe te gjithe te ngrihen ne nivelin e pergjegjshmerise se tij”, u shpreh Meta.

Presidenti shtoi se dorëheqje të tilla duhet të jenë më të shpeshta sepse sipas tij i shërbejnë demokracisë./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 13:09