VMRO DPMNE-ja përshëndeti vendimin e BDI-së për dorëheqje pas 20 viteve në pushtet, por kërkon që dorëheqjet të jetë të parevokueshme dhe menjëherë të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Mirë është që BDI është e gatshme të kalojë në opozitë prej nga do të përgjigjet për kriminalitetin. Gjithçka tjetër është humbje kohe dhe lojë në kurriz të qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.
Ndërkohë në reagimin e LSDM-së, thuhet se BDI-ja duke vënë interesin e shtetit para interesit partiak, tregoi përgjegjësi ndaj qëllimit kryesor strategjik, të ardhmes evropiane të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
“Hristijan Mickoski është në lëvizje për të treguar dhe vërtetuar nëse ka kapacitetin e një burrshtetasi, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit. Vota për amendamentet kushtetuese është votë për Evropën, për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.