Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar pas vendimit të Boris Johnson për dorëheqjen si kryeministër të Britanisë së Madhe.
Biden është shprehur se marrëdhëniet speciale midis SHBA dhe Britanisë së Madhe mbeten të forta dhe të qëndrueshme.
Në një deklaratë për CBS News, Biden tha se ishte në pritje të vazhdonte të bashkëpunonte ngushtë me qeverinë e Britanisë për një sërë prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë një qasje të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falenderoi Johnson më herët për mbështetjen e tij në Ukrainë.
Johnson tha se Britania do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihmë mbrojtëse për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të punojë për t’i dhënë fund bllokadës së grurit.