Policia dhe prokuroria në Vernante të Italisë janë duke hetur intensivisht për të gjetur vrasësit e shqiptarit Klaudio Myrtaj të shtunën. Ai u qëllua me një plumb në kokë dhe vdiq gjatë dërgimit në spital.
34-vjeçari ishte punëtor në kantieret e rrugës, por në kohën e lirë punonte në punishten e mikut të tij, duke restauruar mobilje dhe përpunuar drurin.
Tragjedia kishte ndodhur fiks pasi pronari i punishtes ishte largua, Një klient e kishte gjetur atë shtrirë në tokë me plagë në kokë.
Edhe Prokurori publik i Cuneo Onelio Dodero konfirmoi se vrasësi e kishte qëlluar 34-vjeçarin men një plumb në kokë.
Nga hetimet asnjë pistë nuk është e përjashtuar. Dyshimet anojnë drejt motiveve të xhelozisë, por autoritetet dhe Prokuroria po shqyrtojnë çdo hipotezë për të rizbuluar motivin e vrasjes së Klaudio Myrtajt.
Pas goditjes mund të jetë edhe dora e një gruaje, raportojnë mediat italiane.
“Nuk ishte një goditje mjeshtërore. Jemi përballë një vrasjeje të kryer keq”, tha kreu i prokurorisë së zonë.
Ndërkohë hetimet vijojnë në fshehtësi maksimale pasi nuk është lëshuar ende asnjë urdhër ndlaimi apo arresti. /albeu.com