Dopieta e Mbappe trondit Argjentinën, finalja shkon në shtesa (VIDEO)

Mbyllet mes dramës 2-2 finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës dhe tashmë ekipet do t’i drejtohen shtesave.

Ishte një ndeshje spektakolare ku të dyja ekipet dhuruan show.

Sa i përket sfidës, Argjentina shpërdori avantazhin e dyfishtë me golat e Messit 22′ penallti dhe Di Maria 36′.

Në pjesën e dytë Franca nuk u dorëzua dhe me një Mbappe në superformë realizoi 2 gola për 2 minuta fillimsht me penallti dhe më pas me anë të një kundërsulmi. /G.D albeu.com/

81′ 2 – 2 Kylian Mbappe Assist: M. Thuram

80′ 2 – 1 Kylian Mbappe

36′ 2 – 0 Angel Di Maria Assist: A. Mac Allister

23′ 1 – 0 Lionel Messi

 

 


Shtuar 18.12.2022 18:01