Një djalë donte që të vrite mbretëreshën Elizabeth, ku u kap me një hark pranë rezidencës së saj në Kështjellën Windsor ka dalë para gjykatës.
“Jam këtu për të vrarë Mbretëreshën”, tha Jasëant Singh Chail, 20 vjeç, i cili akuzohet në bazë të Aktit të Tradhtisë se kishte për qëllim të plagoste monarken britanike.
Ai është akuzuar gjithashtu për kërcënime për vrasje dhe posedim të një arme sulmuese. Chail u arrestua në rezidencën mbretërore në perëndim të Londrës në ditën e Krishtlindjes 2021, kur mbretëresha po qëndronte atje. Ai kishte vënë një maskë dhe kapuç dhe mbante një hark në dorë.
Më pas ai u arrestua nga policia përpara se të transferohej në një spital psikiatrik ku po mbahet aktualisht. Prokurorët pretenduan se ai donte të hakmerrej ndaj institucionit për trajtimin e indianëve dhe u kishte dërguar një video rreth 20 njerëzve duke pretenduar se ai do të tentonte të vriste Mbretëreshën.
Chail nuk i është kërkuar ende të pranojë asnjërën nga këto akuza dhe u mbajt në paraburgim deri në një paraqitje tjetër në gjykatë muajin e ardhshëm.