Donte të bënte para të “shpejta”, e pëson keq i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili kishte “planifikuar” të bënte një “goditje” të radhës me shitjen e disa gramëve kokainë.

Sipas mediave italiane, ndaj të 24-vjeçarit shqiptar është ushtruar kontroll në makinë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Alessandria, ku i kanë gjetur 30 gramë kokainë dhe 5000 euro, që i kishte përfituar nga shitja e saj.

Shuma që do të përfitonte shitja e kokainës së gjetur, do të shkonte rreth 20 mijë euro. Pas procedurave, i riu është lënë në arrest shtëpie, në pritje për të dalë para gjykatës.


Shtuar 1.06.2023 21:09