Donaldi i vë vulën: Nuk kthehem pas, pse nuk shkruajta një letër ndarjeje për Borën (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme Trixa dhe Donaldi panë një video që tregonte sesi e kanë pritur banorët lidhjen e tyre dhe pothuajse të gjithë ata i kanë mbështetur. Trixa u shpreh e lumtur që banorët i kanë qëndruar pranë ndërsa Donaldi tha se ka ndjerë shumë presion.

Donaldi u shpreh se është keqkuptuar situata e tij me Borën pasi ai ka muaj i ndarë dhe dëshironte të ndiqte zemrën duke nisur diçka me Trixën.

“Nuk kanë qenë të lehta këto ditë, ka qenë një presion i madh, nuk e prisja, e dija që kjo situata do ishte ne disfavor për mua, e dija që deri diku do shkonte keq por thjesht nuk e ndalova veten. Kur e ndjej diçka dua ta bëj sepse s’dua ta gënjej veten time. Një mesazh një letër mund të ishte bukur për publikun po për mua nuk funksionon. Unë i bëj gjërat siç dua vet jo siç i shohin të tjerët. Me erdhi keq per Trixën sepse u duk sikur kjo u kap me mua ne krevat nderkohe qe une isha i martuar. S’ka kuptim. Une nuk dua te shikoj me mbrapa”, tha Donaldi.


Shtuar 7.12.2021 22:46