Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një grua ka përfunduar me plagë të rënda në spital pasi është sulmuar nga qentë endacakë.
Burimet bëjnë me dije se gruaja e cila kishte dalë për vrap ka përfunduar me lëndime të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë për trajtim në spitalin e Vlorës.
Gruaja është rreth 45-vjeç dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital. /albeu.com/