Doli për të kullotur bagëtinë, makina përplas 78-vjeçaren në Sarandë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Livadhjasë në Finiq të Sarandës. Mësohet se e plagosur ka mbetur Eli Marini 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital nga kalimtarë të rastit.

Shoferi i automjetit i cili e ka përplasur është larguar nga vendi i ngjarjes. 78-vjecarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por u përplas nga makina.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 1.06.2021 09:12