Dolën për t’u sqaruar por vranë njëri-tjetrin, zbulohet sherri i zyrtarëve të PDK që përfundoi në tragjedi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e djehsme në Kosovë ku dy zyrtarë të PDK-së mbetën të vrarë pas një sherri me njëri tjetrin.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari i të njëjtës parti, Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë mbrëmjen e kaluar në një lokal në Pejë pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Rrethanat e ngjarjes:

Të dy kishin lënë të takoheshin në lokalin e Ademajt për të sqaruar një konflikt që nuk kishte lidhje me çështje politike, por me ato familjare.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rreth orës 20:20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”. Gjatë sqarimit të konfliktit, të dy politikanët qëlluan drejt njëri-tjetrit me armë zjarri dhe mbetën të vdekur.

Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, është plagosur, i cili sipas mjekut kujdestar në spitalin e Pejës, është jashtë rrezikut për jetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se pas patrullimit në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy pistoleta dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë aktit. /albeu.com./

 

 


Shtuar 9.09.2021 09:11