Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët gjendeshin në makinën ku ndodhej dhe Aldi Rama para ekzekutimit të policit Saimir Hoxha.
Burimet bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit Kristian Sherri dhe Armando Marku, ky i fundit drejtuesi i automjetit.
Marku mësohet se është me profesion mësues në këtë qark.
Dy të ndaluarit pritet t’iu komunikohet masa e arrestit, ndërsa janë neutralizuar disa minuta pas ngjarjes teksa autori i dyshuar se ekzekutoi Hoxhën arrititë largohej përkohësisht.
Sipas burimeve, të rinjtë kanë deklaruar se kishin dalë për të konsumuar një “cigare hashash”.
I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi.
Automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin. /albeu.com/