DOKUMENTI/ PS kërkesë për masë ndëshkimore për demokratët: Elda Hota dhe Petrit Doda

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të depozitojë kërkesë pranë Sekretariatit të Etikës, me qëllim që të merren masa për deputetët demokratë Elda Hoti dhe Petrit Doda.

Grupi i deputetëve të PS-së pretendon se zonja Hoti dhe z Doda kanë penguar zhvillimin normal të seancës parlamentare.

Kujtojmë se dje demokratja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme, që kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se ishte benzinë.


Shtuar 18.10.2024 11:45