Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka publikuar 72 përgjigjet që ka dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese, mbi pyetjet e vetë gjyqtarëve në lidhje me qëndrimet që ai ka mbajtur, para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.
Meta pretendon në përgjigjet e tij kundrejt Gjykatës Kushtetuese, se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Sipas presidentit, mbledhja e provave është bërë në mënyrë joligjore.
Kreu i shtetit ka dhënë llogari edhe për arsyet që e çuan të mos merrte pjesë në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.
Për të parë përgjigjet e presidentit klikoni KËTU./albeu.com/