Vendimi i Kushtetueses për 30 Qershorin, Meta njofton konferencë urgjente: Shkelje e rëndë!

Presidenca ka mbajtur një qëndrim mbi vendimin e “Kushtetueses” për rrëzimin e ankimit të shoqatës së bashkive për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

Sipas këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj, janë shkelur rëndë parimet kushtetuese dhe kjo gjykatë, ka mbrojtur interesat politike dhe jo të vlerave që përfaqëson. Gjatë fjalës së tij, Dërvishaj tha se Gjykata Kushtetuese duke shpallur veten jo kompetente krijoi precedent të rrezikshëm për demokracinë.

“Siç të gjithë jeni në dijeni Presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj. Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij. Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët. Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve.

A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti? A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat? Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës. Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive”, tha Dërvishaj.

“Nëse gjykata do të kishte trajtuar pa anashkaluar secilën nga këto pyetje, është e qartë që gjykata nuk kishte vullnet për ta zgjidhur këtë cështje por ja la këtë cështje juridiksionit politik. GjK ka cenuar rënë transparencën, në mënyrë të papritur të panevojshme vendosi ti drejtohet komisionit të venecias duke u njohur të drejën palëve në proces. Presidenti tha se nuk kishte ndonjë pyetje lidhje me cëshjtne e kosmiioinit të vendecias.

Gjykata më 9 korrik 2021 i dërgoi komisionit të vendoecias kërkesë por dukle fshehur pyetjen që kishte gjykata e bashkive, por ka bërë 3 pyuetje të hartuar anga gjykata të cilat nuk kishin lidhje me objektin e gjykimit. GJK u shpall si jo kompetente për procesin e zgjedhjeve.
Gjykata e kishte marrë vendimin e saj për ta shpallur veten jko kompetente dhe dërgimi i cështjes në komisionin e venecias duhet ta shtynte vendimmarrjen e saj. Duke e vetëshpallur jo kompetente, se sa kjo mënyrë veprimi ju përshtat qeverisë nuk ka nevojë për komente, GJK dhe qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Qeveria ëhstë defakto e përfaqësuar me GJK të emëruarit prej saj, komisioni i venecias ishte i paralajmëruar. Komisioni i Venecias i kujtoii dgjykatës që mos zëvendësojë institucionet e shëipqëisë duke i kujtuar përgjegjësinë që kjo ka për të shprehur për cështjejn në fjalë. Institucionet më të lkarta të drejtëissë janë vetëm si numra dhe si godina. GJK nuk e përmbushi rolin dhe rëndësishnë që kushteuta i ka dhënë. Kjo vendimmarrje nuk detyron dhe nuk nxjerr përgjegjësi për asnjë nga palët. Ky vendim nuk thotë asgjë përvec se rëzon kërkesën e gjykatës së bashkisë.

GJK për një cështje kaq të rëndësishme nuk e përmbushi misionin duke mos dhënë asnjë zgjidhje sic kërkonin interesat e vendit, GJK qëndroi më vete , bundestagu u shpreh saktë që Gjykata të jepte një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit, sepse ato u mbajtën pa dekret të presidentit ndërkohë që dekretet e Metës janë në fuqi të pacenuara. GJK shpalli veten jo kompetente krijoi precedent të rrezikshëm për demokracinë. Forca qeverisës në të ardhmen duhet të zhvillojë në datën kur ajo dëshiron”, perfundoi Dërvishaj.

Në konferencën e mbajtur për mediat, Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Meta ka njoftuar se sa i përket veprimeve që do ndërmerren në vijim, do të ishte vetë Ilir Meta i cili do të mbante një tejtër konferencë urgjente për mediat.

Pyetje: Çfarë keni propozuar që Meta të bëjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të drejtohet në Strasburg apo të shpallë një datë të re për zgjedhjet në bashkitë që janë pa kryetar?

Bledar Dervishaj: Në këtë deklaratë që do ju shpërndahet të gjithëve ju. Për më shumë presidenti do jetë shumë shpejt por kur them shumë shpejt them me një konferencë me ju gazetarët.


Shtuar 7.12.2021 17:37