Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ndërtimin pa leje të tunelit të Llogarasë, një projekt që sipas tij është skandali më i madh korruptiv në historinë e qeverisë.
Berisha publikoi dokumente që tregojnë se leja e ndërtimit për tunelin, është firmosur vetëm në maj të vitit 2025, katër vite pas nisjes së punimeve.
Po ashtu, ish-kryeministri tha se Rama jo vetëm e ka miratuar projektin, por edhe ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit, duke i marrë paratë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
Sali Berisha: Edi Rama, jo vetëm ka firmosur, por ka shtuar fondin me 150 milionë lekë për studimin e fizibilitetit të tunelit të Llogarasë.
Shtesë që e ka marrë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. Pas kthimit nga Turqia dhe pasi anulimit të tenderit, shpallën tenderin përsëri me datën 24 qershor 2021. Me 3 qershor ishin në Ankara.
Fundi i dorëzimit të dokumenteve ishte data 28.7.2021.
Leja e zhvillimit është firmosur pa u firmosur fituesi i tenderit, 14 ditë përpara.
Gjithçka e paracaktuar.
Gjithçka e rakorduar.
Leja e zhvillimit është firmosur që me datën 13.7.2021.
Leja e ndërtimit, kjo është famozja Adelajda Roka, është firmosur me 28.5.2025.
Shikoni një kryeministër që shkon në Theth dhe i prish shtëpinë e ndërtuar në tokën e tij tjetrit, pse e ke ndërtuar pa leje, ndërkohë ndërton objektin 220 milionë euro pa leje dhe firmos lejen e ndërtimit me 28.5.2025.
A mund ta imagjinoni ju?
Ky është narkoshtet ku ligjet dhe Kushtetuta nuk kanë asnjë vlerë.
Tani më thoni ju mua, lejen e ndërtimit e ka Lubia apo e ka Edi Rama?
Kush i ka lejet e ndërtimit.
Nuk jam këtu për t’i bërë asnjë lloj avokatie, se ju e dini qëndrimin tim ndaj saj, por ajo është një Rahmetlie tani.
Hajduti i vërtetë i kësaj afere, i aeroportit të Vlorës dhe të tjera që do shohim, është Edi Rama, Edi Rama, Edi Rama.



