Dogji një sipërfaqe masive toke në Maqellarë, procedohet penalisht autori

Policia në Dibër ka proceduar penalisht autorin e zjarrit në Maqellarë. R. H., kishte ndezuar një zjarr në tokën e tij, i cili më pas u përhap edhe më tej duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

Njoftimi i policisë

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke në Maqellarë, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, proceduan penalisht shtetasin:

R. H., banues në Maqellarë, pasi në tokën e tij ka ndezur zjarr e si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke tjetër me barishte.

Materialet procedurale  i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 12:34