“Do vras gruan e më pas …”, letra që u gjet pranë 55-vjeçarit në Korçë zbulon detaje të reja nga krimi tragjik (VIDEO-FOTO)

“Do vras gruan e më pas …”, letra që u gjet pranë 55-vjeçarit në Korçë zbulon detaje të reja nga krimi tragjik 

Një ngjarje e rëndë tronditi Korçën në 24 orët e fundit, pasi 55-vjeçari Gjergj Mullalli vrau bashkëshorten e tij Luiza Mullali 46-vjeçe një natë më parë, dhe trupin e saj e hodhi në një gropë septike.

Ndërkohë që ditën e sotme Gjergj Mullali ka vrarë veten, ndërsa më herët kishte qëlluar me armë edhe në drejtim të forcave të policisë të cilat e patën rrethuar.

Por mes duket edhe vrasja edhe vetëvrasja e Gjergj Mullallit ishte e planifikuar, pasi në vendin ku 55-vjeçari i dha fund jetës pasi u rrethua nga policia u gjet edhe një letër, ku ai kishte përgatitur gjithë planin.

Në letër shkruhej: “Fillimisht do të vras gruan, e më pas veten”.

Mesa duket 55-vjeçari kishte planifikuar gjithçka më parë, pasi ai ishte në proces divorci me bashkëshorten e tij me të cilën kishte 25 vite i martuar dhe kishte 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.


Njoftimi i policisë:

Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.

55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.


Shtuar 30.07.2023 17:41