“Do votoni rezolutën tonë”, Rama-opozitës: Nëse s’doni, shkoni votoni në Asambletë e 7 partive tuaja. Gëzuar!

Kryeministri Edi Rama ka theksuar në Kuvend, ku po flitet për Kosovën, se kjo e fundit e ka fituar luftën ndaj Serbisë. Prandaj në këto kushte duhet të luftojë për paqen përfundimtare në Ballkan. Dhe Shqipëria, theksoi kreu i qeverisë, si pjesë e Evropës do të luajë rolin e saj në këtë aspekt.

Rama: Serbia e ka humbur luftën me Kosovës. shqiptarët duhet të luftojnë për paqen përfundimtare në këtë rajon. Shqipëria duhet të luajnë rolin e saj si pjesë e Evropës në Ballkan. Shqipëria duhet të bëjë të sajën për Kosovën dhe për paqen. Këtë po bën dhe këtë do bëjë. Kush s’më kupton sot, do e kuptojë nesër. “Paqja nuk është mungesa e konfliktit, por aftësia për ta trajtuar konfliktin paqësisht.” Mes Serbisë dhe Kosovës, luftën e ka fituar Kosova. Ai që e ka fituar luftën është më i interesuar për paqen se sa ai që e ka humbur luftën. Asnjëherë Shqipëria nuk do të barrikadohet ndaj askujt, përfshirë edhe Serbinë. Ne duhet të luftojmë për vizionin e shpallur të kësaj force në rajonin tone, ku vizioni ynë është të garantojmë një paqe që sjell siguri të plotë. Malli që do të shtrenjtohet dita-ditës është siguria. Nëse siguria humbet nuk do të vlejë më asgjë.  Do të luftojmë për të afruar sa më shumë të ardhmen e mohuar me shekuj për shqiptarët. Do të luftojmë me strategji, me sa më shumë aleatë dhe partnerë, me mesazhe të qarta.

Kreu i qeverisë, tha se pa botën demokratike Shqipëria nuk do të kishte bërë kurrë progresin që ka bërë.ai theksoi se fëmijëve duhet t’i trashëgojmë paqe dhe jo luftë e armiqësi. Në fund, Rama tha se nuk do të votojnë rezolutën e prezantuar nga opozita edhe pse dje u ra dakord.  Ai tha se do të votojnë rezolutën e thjeshtë të prezantuar nga PS.

Rama: Më keni kërkuar gjatë dhe u keni rënë shumë daulleve. Të paktën mos më kërkoni, po më mori malli vij vetë, po s’më mori shkoni kapeni qeverinë kapni karrigen. Se e vetmja mënyrë për të marrë pushtetin është të merrni karriget kur PS është pushim. Ju fitoni ne qeverisim. Ju o do votoni rezolutën tonë, atë të thjeshtën fare, ose ato rezolutat tuaja mund t’i votoni në Asambletë e 7 partive tuaja. Ne do miratojmë këtë, do linjëzohemi 100% në shenjë solidariteti me qeverinë e Kosovës dhe do vijojmë sesi do të vazhdojmë më tutje për sigurinë e padiskutueshme që duam për Shqipërinë. Gëzuar!/Albeu.com 

 


Shtuar 12.10.2023 12:03

Tags: