Do të zërë vendin e Alfred Rushajt në Kuvend, reagon Doda

Petrit Doda pritet të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shq1iëripës, duke zëvendësuar Alfred Rushajn, i cili ditën e martë do të dorëzojë mandatin.

I kontaktuar nga gazetari i Abcnews.al Taulant Halili, Doda është shprehur se e ka marrë vesh lajmin nga mediat, por deri tani ai nuk është kontaktuar as nga partia dhe as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Po e shoh në lajme, deri më tani nuk kam marrë asnjë informacion as nga partia dhe as nga KQZ”, u shpreh Doda për Abcnews.al.

Petrit Doda ka qenë i renditur i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet./abcnews.al


Shtuar 7.11.2022 20:30