Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar sot foto nga pallatet e rindërtuara në lagjen “5 maji” në Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se ky bllok i ri pallatesh është një vepër dinjitoze ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit në vitn 2019.
“MIRËMËNGJES dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./albeu.com/