“Me armë në sallë””, Bardhi njofton kallëzimin e Nikollës në SPAK, reagon Garda

Pas mbledhjes së grupit, Gazment Bardhi është pornoncuar për mediat ku ka deklaruar se do të të kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Nikolla, se ka lejuar që punonjës të gardës të futen në sallën e Kuvendit të armatosur.

“Indinjatë të thellë për sjelljen e sotme të kryetares së kuvendit, e cila në sjellje flagrante, ka lejuar futjen në gardë të punonjësve të gardës që kanë të armatosur. Sot me urgjencë do të depozitojmë kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetares së kuvendit që mendon se do të trembë opozitën me Gardën apo punonjës policie të armatosur.”, tha Bardhi.

Ndërkohë, Garda ka mohuar diçka të tillë duke theksuar se asnjë punonjë i saj nuk ishte i armatosur në sallën e seancave plenare. /albeu.com

 


Shtuar 2.11.2023 13:41