Pushimet janë ditë të gëzuara për të gjithë, sidomos këto të fundvitit, por do të jenë më të bukura këtë vit për disa nga shenjat e horoskopit.
Bricjapi
Kjo periudhë ju sjellë në jetë dashurinë si asnjëherë më parë. Do të shijoni edhe largimin për ca kohë nga punët e ngarkuara.
Gaforrja
Do të ndiheni të tërhequr nga traditat dhe ritualet gjatë kësaj kohe. Kjo përfundimisht ju sjell më afër familjes dhe miqve. Ju e doni këtë sezon festash pasi është koha kur të gjithë do të mblidhen së bashku dhe do të festojnë këtë rast të lumtur.
Luani
Krishtlindjet dhe Viti i Ri janë koha kur ju mund të shkëlqeni më së miri me veshjen tuaj vezulluese dhe personalitetin e mahnitshëm. Ju pëlqen të shikoni të tjerët të impresionohen me talentet tuaja, ndërsa ju pëlqen të viheni në një piedestal.
Demi
Kjo është një kohë shumë e favorshme për ju që të lidheni me miqtë tuaj të vjetër dhe ata me të cilët keni humbur kontaktet. Thjesht duhet të jeni të kujdesshëm për lidhjen me ish-in tuaj, kështu që përpiquni ta shmangni atë krejtësisht. Ndoshta do të keni edhe hangover!
Peshqit
Ju e doni absolutisht këtë sezon festash, sepse ju jep një pushim nga pjesa tjetër e botës. Duke hequr dorë nga ditët e ngarkuara dhe puna e vështirë, ju mund të relaksoheni dhe madje të shijoni një ditë spa! Të qenit larg nga të gjithëve ju jep ndjesinë e arratisjes nga bota e zënë.