“Do të dilni si kastravecë në këtë histori”, Rama- opozitës: Jeni të shitur

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, u është drejtuar deputetëve të opozitës duke i cilësuar si bedelë. Më tej ai u tha se nga kjo histori do të dalin siç kanë hyrë, si kastravecë.

“Një pjesë e madhe e juaja është bedelë që nuk kuptoni se çfarë bëni dhe vazhdoni i bini vendit tuaj sa iu ha dora dhe sa iu mban ajo gojë që e keni komplet të shkëputur nga truri. Ne jemi këtu për të përballuar goditjen që është edhe arsyeja e asaj lufte. Putini nuk po e bën këtë luftë për të marrë ca copa nga Ukraina, por për të gjunjëzuar Perëndimin, bashkësinë euroatlantike dhe për të ndryshuar ekuilibrat e kësaj bote. Ju i bëni hije kot kësaj toke. Ju do të dilni siç hytë, kastravec. Kështu do dilni ju, siç hytë. Problemi këtu nuk jeni ju se jeni bedelë. Sulmoni si llaxore të marra, të mbetura rrugëve nëpër lagje që kanë humbur shtëpinë se kanë pirë gjithë natën. Këta jeni ju, megjithatë ajo që ka rëndësi është që shqiptarët ta kuptojnë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë përmendi financimin rus duke thënë se opozita është e shitur.

“Ju jeni bedelë s’dini çfarë thoni, po flas për ata që morën paratë ruse, ngriti vathën dhe shkonit si dele blegërinit për të rrëzuar qeverinë. Jeni të shitur, disa prej jush janë të shitur dhe disa janë të shitur se janë gjela deti, si ai atje një turp madhe për këtë vend e parlament”, shtoi Rama./albeu.com


Shtuar 9.11.2022 10:55