Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se të gjithë ata që kanë humbur banesat dhe krerët e bagëtive nga zjarret do të dëshmpërblehen qindarkë më qindarkë.
“Angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tani është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin se me kalimin e aktit normative do të dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo është shumë e rëndësishme ashtu siç është e rëndiëshme që të gjithë të fillojnë të mendojnë për të marra masa për tu përfshirë në skemë e re të sigurimit për faktkeqëistë natyrore që do të sanksionojmë dhe në ligj, jemi i vetmi vend në Europë që se ka një ligj të tillë, ka ardhur koha të japim mundësi të gjithëve që për një kontribut modest të jenë të siguruar nga fatkeqësitë. Këtu nuk është fjala për shtëpitë por dhe për sipërmarrjet për njësite e biznesit të cilat duhet të sigurohen edhe nga përmbytjet pasi koha në të cilën jetojmë në mbarë botën, është një kohë ku ndryshimet e klimës po sjellin gjithmonë sfida të mëdha të fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile si përmbytjet dhe zjarret”, tha Rama