“Do ta ther sepse qan shumë”, shqiptari kërcënon të vrasë foshnjen e partneres në Greqi

Një shqiptar u arrestua në Greqi, pasi akuzohet se ka kërcënuar të vrasë foshnjën e partneres së tij, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në ishullin e Kretës.

Sipas nënës 40-vjeçare, partner i saj 42 vjeç ka shkuar në shtëpi i dehur dhe ka kërcënuar se do të therte foshnjën, pasi po bezdisej nga të qarat e bebes.

Protothema.gr shkruan se kur oficerët e policisë nga Departamenti i Sigurisë Hersonissos mbërritën në shtëpinë e çiftit, gjetën nënën që mbante foshnjën duke u përpjekur ta mbronte.

Ndërkohë në dëshminë e dytë 40 vjeçarja shqiptare ka pohuar se partneri i saj është njeri i mirë, punon e sjell para në shtëpi dhe se ishte hera e parë që kjo situatë kishte ndodhur. Pas kësaj 42-vjeçari u la i lirë nga policia./albeu.com/


Shtuar 22.06.2023 09:43

Tags: