“Do ta bëj trupin thela-thela”, ish-drejtori i doganës në Fier shkakton dy aksidente brenda ditës, skandali që iu publikua muaj më parë

Një aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën transbalkanike në Vlore.

Drejtuesi i mjetit në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja e aksidentit të parë ku kishte përplasur një grua, shkaktoi një aksident të dytë me një automjet të tipit “Peugeot”.

Mësohet se personi që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier. Pak kohë më parë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.

Personi i përfshirë në ngjarje publikoi audiopërgjime me ish-zyrtarin Lagji ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 19:42