“Do ndërhyjmë me referendum”, Berisha: Do e bëjmë drejtësinë të pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai i është përgjigjur një qytetari duke thënë se PD do të reformojë sistemin e drejtësisë dhe kjo ndërhyrje do të fillojë me referendum popullorë.

Më pas, në bashkëpunim me ndërkombëtarët, drejtësia do t’i kthehet ligjit, tha Berisha.

“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtare”, tha Berisha. /albeu.com

 


Shtuar 4.02.2023 12:29