“Do më vrisnin nënën dhe motrën”, u kap në fermën e kanabisit në Britani, 22-vjeçari shqiptar: Më kërcënuan

Një shqiptar, i cili u kap në një fermë kanabisi duke u kujdesur për bimër narkotike, pretendoi në mënyrë të rreme se ishte detyruar të punonte në fermë pas kërcënimeve se familja e tij do të vritej.

Home Office hodhi poshtë pretendimin e Dorjan Meras pasi ai u arrestua në pronën në Buckton Vieë në Holbeck më 9 shkurt. Oficerët hynë befasisht dhe e gjetën 22-vjeçarin duke fjetur në një shtrat në kuzhinë.

Gjatë kontrollit zbuluan se pjesa tjetër e shtëpisë ishte përshtatur për rritjen e kanabisit.

Në total u gjetën 126 bimë, drita dhe pajisjte të tjera të posaçme për rritjen e kanabisit.

Droga arrinte vlerën e 70,000 £.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Mera tha se ishte detyruar të punonte në fermë nga një bandë, pasi e kishin kërcënuar se do t’i vrisnin nënën dhe motrën.

Më vonë u pranua se atij iu bë “presion” për të punuar në fermë për të shlyer borxhin që u kishte trafikantëve për transportin e tij.

Ai kishte mbërritur me një kamion verën e kaluar, tha avokati i tij Benjamin Campbell. Ai shtoi: “Atij i vjen keq për këtë seri ngjarjesh dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të shkojë në shtëpi te familja e tij në Shqipëri dhe të punojë atje”.

22-vjeçari u burgos për 18 muaj./Albeu.com/


Shtuar 16.04.2023 12:48