Do gjykonte statutin e PD të miratuar në Kuvendin e Berishës, tërhiqet gjyqtari Agron Zhukri

Gjyqtari që u përzgjodh për të shqyrtuar ndryshimet e bëra në statutin e Partisë Demokratike, të miratuara në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, është tërhequr nga çështja.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se gjyqtari Agron Zhukri, ka depozituar kërkesën për tërheqjen e tij, ndërkohë nuk ka dhënë asnjë arsye për vendimin e marrë.

Të lidhura

None found

Ndërkaq në lidhje me këtë proces tashmë pritet që të rihidhet sërish shorti për të zgjedhur gjyqtarin që do të marrë çështjen në dorëzim dhe do të zëvendësojë Zhukri.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha., me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.

Gjithashtu kujtojmë se në Gjykatë ka paraqitur çështje edhe kryedemokrati Basha për ndryshimet e miratuara në Kuvendin e PD-së të mbledhur në 17 Korrik./albeu.com/