Do e japësh me kaq lekë ose ik p*rdhu/ Erion Braçe në Parlament kërkon mbrojtje ligjore për prodhimet bujqësore! Persona të paligjshëm u imponojmë çmimet e ulta

Ditën e sotme, deputeti socialist Erion Braçe, ka ngritur shqetësimin në Kuvend mbi praktikat e padrejta që pësojnë fermerët nga ana e grumbulluesve, të cilët u imponojnë çmime shumë të ulëta për prodhimet bujqësore.

Gjatë fjalimit të tij, ai përdori një gjuhë të ashpër për të ilustruar realitetin e përditshëm me të cilin përballen bujqit në terren.

Të lidhura

None found

Braçe ka marrë shembullin e shalqirit në Divjakë, teksa është shprehur se persona të paligjshëm, të palicencuar dhe të paregjistruar në organet fiskale shkojnë te bujku dhe imponojnë çmime të ulta.

Sipas tij, shitja e shalqirit në tregun aktual është 30 lekë kilogrami, kurse bujqve u merret me 6 deri në 7 lekë për kilogram.

Sipas deputetit të PS, “duhet bërë ndarja e zotëruesit të imputeve bujqësore nga grumbulluesi, eksportuesi dhe financuesi. Në rastin kur këto role bashkohen dhe nga ana tjetër, këta janë edhe prodhues, çmimi që do t’i imponojnë bujkut do të jetë gjithnjë e më i ulët sepse askush nuk është i interesuar të blejë me çmim të lartë”.

Ai ka ka treguar se bujku vihet para presionit për të shitur me çmim të ulët në të kundër i thuhet “ik pirdhu”!

“Çfarë po ndodh sot në Divjakë me shalqirin? Persona të paligjshëm, të palicencuar dhe të paregjistruar në organet fiskale shkojnë tek bujku, shfrytëzojnë situatën e tij të vështirë dhe i imponojnë çmimin e tyre.

Cili është çmimi sot? 6-7 lekë. Sa është çmimi pak më lart se këtu? 30 lekë.

Prandaj duhet të bëjmë diçka dhe t’i japim sukses kësaj skeme që po miratojmë sot me ligj. Për ta bërë këtë, duhet të nisim nga sistemi fiskal për prodhimin bujqësor dhe produktet bujqësore. Nëse nuk e bëjmë këtë, ky ligj do të dështojë.

Së dyti, duhet bërë ndarja e zotëruesit të imputeve bujqësore nga grumbulluesi, eksportuesi dhe financuesi. Në rastin kur këto role bashkohen dhe nga ana tjetër, këta janë edhe prodhues, çmimi që do t’i imponojnë bujkut do të jetë gjithnjë e më i ulët sepse askush nuk është i interesuar të blejë me çmim të lartë.

Shprehja që përdoret sot nga këta është: “Do ta lësh shalqirin me kaq lekë”?

“Jo”.

“Atëherë ik pirdhu, se nuk ta marr”!

Më falni për shprehjen, por kjo është marrëdhënia tregtare që ekziston sot në fusha.

Bëjmë mirë ta ligjërojmë këtë proces dhe të legjitimojmë një mekanizëm që mbron bujkun dhe prodhimin e tij. Asnjë dëftesë tregtare nuk do ta mbrojë bujkun nëse nuk rregullojmë tregun, nuk rregullojmë sistemin fiskal dhe nuk mbrojmë prodhuesit.

Raste suksesi ka, por ka edhe raste që duhet të trajtohen dhe të zhbëhen, sepse janë pjesë e abuzimit ndaj bujkut. Ato ekzistojnë dhe duhet të eliminohen sa më parë, në mënyrë që fermerët të mund të marrin frymë”, thekson Braçe.


Shtuar 16.07.2026 11:50

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet