Djem apo vajza? 2 vogëlushët që erdhën në jetë të parët për vitin 2022 (FOTO LAJM)

Në dy maternitetet e Tiranës kanë qenë djem fëmijët e parë e parë që erdhën në jetë këtë Vit të Ri.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se fëmija i parë për këtë vit quhet Akid dhe erdhi në jetë në orën 00.00.

Kurse, vogëlushi i parë tek “Koço Gliozheni”, Aiden erdhi në jetë një minutë pas mesnate.

“Mirë se erdhe AKID

Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve

Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden”, është shprehur Manastirliu në Facebook.

Gjithshtu një urim për ardhjen e tyre në jetë e ka pasur edhe kryeministri Edi Rama.

Teksa ju dëshiron jetë të gjatë, Rama krahas urimit ka shpërndarë edhe një foto të dy ëngjëjve, Akid dhe Aiden.

“Jetë të gjatë dhe paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden” është shprehur Rama./albeu.com/