Djegia dhe grisja e flamujve shqiptarë në Beograd, Rama: Vuçiç s’ka pse më kërkon falje

Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur se djegja dhe grisja e flamujve shqiptarë nuk është përgjegjësi e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Për këtë arsye, sipas Ramës, ky i fundit nuk ka arsye pse t’i kërkojë falje për këtë ngjarje.

Kryeministri shqiptar Edi Rama:

“Pse duhet të kërkohet falje kur një personazh eksremist…cdo vend ka kokboshët e vetë, cdo pyll ka derrat e vetë. Është arrestuar nga policia dhe po ndiqet penalisht.

Flamurët shqiptarë janë kudo, jam i bindur se të gjitha gjërat që ndodhin janë të pashmangshme sepse situata është e nxëhetë mes shqiptarëve mes serbëve për shkak të mosnjohjes së Kosovës. Edhe tensionet më të mëdha të ndodhin, sot zbehen më shpejt se më parë.

Jemi dy kombet më të mëdha në rajon, mund të bëjmë atë që francezët dhe gjermanët bënë për Europën”, u shpreh Rama./albeu.com/