“Djalosh i pashëm”, komplimentoi Zelensky-n, e pëson keq e moshuara ruse

Një grua ruse 70-vjeçare bëri komente pozitive për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e pagoi shtrenjtë.

Sipas një raportimi të gazetës britanike “Daily Mail”, Olga Sleghina kishte pohuar dhjetorin e kaluar, ndërsa ndodhej në një sanatorium, se lideri i Ukrainës është një “djalosh i pashëm”.

Fjalët e bukura për Zelenskyn me siguri “acaruan” Kremlinin, si rezultat i së cilës policët e morën në pyetje të moshuarën dhe një gjykatë e Moskës e gjobiti me 40 mijë rubla (445 euro).

Seanca e çështjes së Slegginës zgjati vetëm pesë minuta.

Siç raporton botimi britanik, pas marrjes në pyetje, gjykata i kërkoi asaj të firmoste një letër që nuk mund ta lexonte pasi, siç tha ajo, ka katarakte në sy.

70-vjeçarja ruse u akuzua për “diskreditim” të ushtrisë ruse, sepse ajo e përshkroi fare thjesht presidentin 45-vjeçar ukrainas si një “djalosh të pashëm”, komenton gazeta “Daily Mail”.

Sleggina i bëri këto komente më 24 dhjetor 2022, sipas Qendrës së të Drejtave të Njeriut Memorial me qendër në Moskë.

Ai shprehu komplimente për presidentin ukrainas, në një bisedë që pati në sanatorium me një grua nga Odessa. Dy gratë po shijonin darkën e tyre duke u përpjekur të shqiptonin saktë një fjalë ukrainase për një lloj buke vendase. Më pas kamerierja Natalya Zakharova iu bashkua bisedës së dy grave, duke e quajtur Zelensky “të shëmtuar” dhe “të çuditshëm”, sipas burimeve të ndryshme.

Sleggina hodhi poshtë komentet e kamerieres, duke thënë: “Të gjithë qeshnin me shakatë e Zelensky kur ai ishte një komedian, para se të hynte në politikë”.

Tre ditë më vonë, një burrë me rroba civile iu afrua asaj dhe u tha se tre persona e kishin denoncuar për atë që ajo kishte thënë në favor të armikut: domethënë se ajo kishte “lavdëruar” Zelensky.

Megjithatë, ajo këmbënguli se kishte bërë komente pozitive për pamjen e jashtme të liderit ukrainas. /albeu.com


Shtuar 20.04.2023 13:01