50-vjeçarja Donika Çobaj e cila u plagos me thikë nga djali i saj jetonte me vajzën pasi bashkëshorti i kishte vdekur. Fqinjët e gruas, kanë treguar se djali i saj Klaudio ishte emigrant në Gjermani.
Ai kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. “Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë. Nuk e kemi besuar kur dëgjuam çfarë kishte ndodhur. Sot dëgjuam fjal, por nuk e pamë çfarë ka ndodhur”, thanë fqinjët.
30-vjeçari Klaudio Çobaj pasi e ka goditur nënën me thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës. Autori nuk raportohet te ketë pasur probleme të shëndetit mendor.