Me lot në sy, djali i dha lamtumirën e fundit babait të tij, Bujar Nishanit, te varrezat e Sharrës.
Me zërin që i dridhej nga dhimbja, Ersi Nishani falënderoi të gjithë ata që u gjendën sot pranë familjes së tij dhe tha se sot familja e tij ka humbur busullën.
Ai gjithashtu tha se babai i tij kurrë nuk bënte kompromis me tre gjëra; familjen, atdheun dhe Zotin.
“Të nderuar personalitete, miq të pranishëm, ju falënderoj që keni qenë të pranishëm për të na lehtësuar dhimbjen. Im atë me 3 gjëra nuk bënte kurrë kompromis, për familjen, zotin dhe atdheun, familja i jep sot lamtumirën busullës së saj, atdheu shtetarit dhe Zotit i shtohet një engjëll”, tha djali i Nishanit./albeu.com